Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, ku një qytetar i ka vendosur flakën një komisariatit të policisë.

Mësohet se 32-vjeçari me iniciale A.L., banues në lagjen “Dyli Haxhire“, i ka vënë flakën dritares së zyrës së informacionit me një shishe benzine.

Menjëherë nga efektivët është bërë e mundur fikja e zjarrit dhe është kapur autori. Dyshohet se ky i fundit rezultonte me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe 32-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA