“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme pasi u lokalizuaan në Kurbin.
Policia bën me dije se është bërë e mundur kapja e shtetasit E. N. (Ll). 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;
-A. D., 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.
Kurbin/Punë e pandërprerë gjurmuese-policore, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim.
Lokalizohen në Mamurras, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Njëri prej tyre person me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e vjedhjes me armë dhe të armëmbajtjes pa leje.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht:
– E. N. (Ll). 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;
-A. D., 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.
Të ndaluarit iu dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel