Shangai kërkon të mbyllë shkollat prej rritjes së rasteve Covid në Kinë (fotot)

17/12/2022 15:56

Qyteti më i madh i Kinës, Shanghai, ka urdhëruar shumicën e shkollave të punojnë ‘online’ prej rritjes së raportuar të rasteve të sëmundjes.

Bashkë me shkollat do të përfshihen dhe kopshte e çerdhe, tha zyra arsimore e Shangai.

Zhvillimi vjen megjithë njoftimin e fillimit të muajit për zbutjen e masave kufizuese nga autoritetet komuniste, pas një vale protestash të gjera kundër politikës së ‘zero-Covid’ të reklamuar nga qeveria.

Zyrtarët thonë se ndryshimet në sistemin e numërimit dhe testimit kanë bërë të vështirë llogaritjen e përhapjes së virusit.

Në Shangai raportohen se janë shtuar vendet e gatshme në spitale për rritje të mundshme të numrit të infektimeve.

Në një deklaratë të postuar nga  zyra arsimore e Shanghai në rrjetet sociale thuhej se shumica e grupeve të shkollave fillore dhe kopshteve do të vendoseshin online, përveç atyre që nuk kishin mundësi.

Top Channel