Fituesja e çmimit Oskar, aktorja e famshme Angelina Jolie ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), pas 21 vitesh shërbimi besnik.
“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. Tani do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti, në mënyrë që atyre t`u jepet edhe më shumë”, është shprehur 47-vjeçarja.
“Pas më shumë se 20 vitesh, po largohem nga puna ime me agjensinë e OKB-se për refugjatët. Por dua të them se refugjatët janë njerëzit që admiroj më shumë në botë, dhe jam e përkushtuar që në forma të tjera, të punoj me ta për të gjithë pjesën e mbetur të jetës sime.”- u shpreh Angelina Jolie
UNHCR u shpreh se ajo ishte një nga figurat me ndikim më të madh në lidhjet me të drejtat e refugjatëve. “Angelina Jolie ka qenë prej kohësh një partnere e rëndësishme humanitare e UNHCR-së.
Ne i jemi mirënjohës asaj për dekadat e saj të shërbimit, angazhimin e saj dhe ndryshimin që ka bërë për refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur me forcë,” tha kreu i këtij organizmi, Filippo Grandi.
Ylli hollivudian nisi bashkëpunimin me këtë organizatë në vitin 2001 dhe u emërua e dërguara e saj speciale në 2012-tën.
Top Channel