Nga “i shkatërruar për eliminimin”, në organizator festash, Neymar kryqëzohet në Brazil

17/12/2022 14:55

Një javë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës, Neymar Junior bëhet sërish në lajm për atë që ka bërë jashtë fushës.

“Ylli” i “Seleçaos” u duk u shkatërruar psikologjikisht pas në ditët e parë pas dështimit përballë Kroacisë, madje postoi në rrjete sociale fjalë të ndjera edhe për shokët e skuadrës, por duket që qëndrimi i tij nuk ka qenë i sinqertë.

Sipas medieve braziliane, “O Ney” ka organizuar një festë private në shtëpinë e motrës së tij, ku ka ftuar edhe lojtarë që ishin me Brazilin në Katar, ku veçohet Antony.

Është pak të thuash në në Brazil kanë shpërthyer me kritika ndaj sulmuesit të PSG-së, për të cilin shkruajnë se ka pasur vetëm “lot krokodili” për largimin e dhimbshëm të Brazilit nga Katari.

Më kritik në të gjithë Brazilin me Neymarin ishte fituesi i Champions League me Porton në vitin 1987, Walter Casagrande.

“Nuk është e mundur që të ketë ende njerëz që mendojnë se Neymari mund të ndihmojë në procesin e rindërtimit të “Seleçaos”. Ndihma e tij e vërtetë do të ishte të qëndrojë larg futbollistëve të rinj brazilianë, në mënyrë që të mos i kontaminojë me idetë dhe sjelljen e tij”.

I pamëshirshëm ndaj Neymarit ishte edhe ish-lojtari i Corinthiansit, sot një prezantues televiziv, Neto:

“Të gjithë kanë të drejtë të organizojnë festa, por nëse shkatërrohen psikologjikisht, nuk do të jenë të aftë për shumë festa…”. Ai i kërkoi sulmuesit të “respektojë popullin brazilian”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA