Mourinho i thotë jo Portugalisë… Të paktën për momentin!

17/12/2022 17:43

Te Roma mund të rrijnë të qetë. Jose Mourinho nuk ka ndër mend për momentin për të pranuar ftesën e Portugalisë ku do të donin ta shihnin trajner të kombëtares.

Nuk është një derë e mbyllur, por një sinjal i qartë se diçka e tillë mund të bëhet vetëm pas mbylljes së sezonit dhe me një dëmshpërblim në favor të Romës.

Kontrata e Mourinhos me verdhekuqtë zgjat deri në vitin 2024 dhe Roma nuk ka ndër mend t’i lejojë të marrë njëkohësisht edhe detyrën e trajnerit të Kombëtares portugeze, siç kishin shpresuar në kampin luzitan pas shkarkimit të Fernando Santos.

Mourinho te Roma merr 8 milionë euro neto në sezon, dhe në çdo rast pronarët nuk do ta linin të largohej pa një dëmshpërblim nga ana e Federatës portugeze.

Në të kaluarën e afërt gjithsesi Mourinho ka lënë të kuptohet synimin e tij, duke thënë se për momentin nuk është i interesuar për një rol si trajner i një kombëtareje, por pa e hedhur poshtë diçka të tillë për të ardhmen.

Një e ardhme që mund të vendoset në qershor, me qetësi, por gjithmonë nëse federata portugeze do të jetë e vendosur për të bërë një investim të rëndësishëm me kohëzgjatje 4-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA