Mosdeklarimi i parave të fituara, në pranga 60-vjeçari/ Shkon në 8 numri i arrestimeve, ende 5 të tjerë në kërkim

17/12/2022 13:37
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar është vënë në pranga në Aeroportin e Rinasit, pasi nëpërmjet mashtrimit ka fituar para të cilat nuk i ka deklaruar në shtet.

Autori me iniciale M. G., banues në Itali, ka vepruar në bashkëpunim me 12 persona të tjerë, 7 janë vënë në pranga, ndërsa ende 5 të tjerë në kërkim.

Në shtator 2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage” janë vënë në pranga 7 personat për veprën penale penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Këta persona i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 3 milionë eurosh.

“60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim) dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA