Një i dënuar për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje, ka fituar të drejtën për tu rigjykuar pasi gjykata harroi t’i njoftojë avokatin që ai kishte zgjedhur.
I njohur si ‘Lypeni’ shqiptar, Lajden Kadilli ka përdorur si provë në Gjykatën e Lartë rrëmujën që shkaktoi vettingu në procesin ndaj tij, ku pas shkarkimit të gjyqtarëve të rinjtë shmangën mbrojtjen.
I kthyer në një personazh pasi kërcënoi djalin e një ish deputeti , 29-vjeçari tha në Gjykatën e Lartë se teksa po gjykohej në apelin e Durrësit, katër gjyqtarë u shkarkuan nga vettingu dhe të tjerë që ndërroheshin ishin nën stresin e këtij procesi aq sa në një nga seancat zëvendësuan avokaten personale duke caktuar një nga shteti.
Mënyra se si gjyqtarët formuan trupën kur apeli i Durrësit kishte kaluan në krizë dhe vendimmarrja që u dha, konsiderohet absolutisht e pavlefshme në adresë të të pandehurit.
I dënuari përdori si provë bindëse edhe një ngjarje tjetër si tërmeti 2019 që dëmtoi dhe gjykatën e Durrësit dhe që për këtë shkak gjykimi i të riut u krye në një qytet tjetër.
I burgosuri kapi mat gjykatën e Durrësit që akuzoi avokaten e tij se ishte bërë shkak për zvarritjen e gjykimit jo vetëm me mungesën e proces verbalëve, por edhe me një provë tjetër, atë të pandemisë e cila vështirësoi shqyrtimin gjyqësor.
Top Channel