
22/02 19:47
Një lajm i trishtë mbërrin nga Italia teksa në moshën 74-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari i mirënjohur, Mario Sconcerti.
Ky i fundit, mjaft aktiv në botën e sportit duke qenë edhe për pesë vite (1995-2000) drejtor i prestigjiozes, Corriere Dello Sport, para pak ditëve ishte shtruar në spital për një kontroll rutinë por gjendja e tij agravoi në mënyrë të papritur derisa erdhi edhe lajmi i keq.
Sconcerti i lindur në Firence, kishte një të kaluar edhe në klubin e qytetit të tij, Fiorentina teksa mbajti rolin e drejtorit të përgjithshëm.
Top Channel