I burgosuri Thomas Lee Rutledge vdiq nga ‘hipertermia’ me një temperaturë të brendshme prej 42.7 gradë Celsius – në qelinë e tij të përvëluar të burgut William E. Donaldson në Alabama.
Mediat vendase thonin se i burgosuri “u poq për vdekje” në qelinë e tij në një ditë të ftohtë dimri, sipas padisë së ngritur nga motra e të ndjerit.
Në të pretendohet se stafi i burgut dhe kontraktorët janë përgjegjës për vdekjen e Thomas Lee Rutledge në dhjetor 2020.
Ai u gjet pa ndjenja në qelinë e “izolimit të shëndetit mendor” të impjantit, dhe më vonë u zbulua se kishte vdekur nga tej-nxehja pasi askush nuk i kishte vënë mendjen thirrjeve të tij.
Në padinë e ngritur vetëm muajin që shkoi, thuhet se stafi e dinte për problemet me kontrollin e sistemit të ngrohjes por asnjë masë nuk ishte marrë.
Rutledge “ishte pjekur për vdekje në qelinë e tij nga i nxehti i tepruar i sistemit të pakontrolluar të ngrohjes së burgut”, thuhet aty.
“Ai ishte strehuar në repartin e shëndetit mendor, ku të burgosurit kufizohen në qelitë e tyre për 24 orë, duke përfshirë dhe ngrënien e larjen.
Në padi shtohej: “Vdekja e tij ishte rezultat direkt i indiferencës së qëllimshme të zyrtarëve të burgut dhe personelit të mirëmbajtjes në impjantin Donaldson, si dhe neglizhencë ose dashakeqësi e kontraktorëve të jashtëm”.
Departamenti amerikan i Drejtësisë po përballet me një seri padish për gjendjen e burgjeve dhe kushteve të të burgosurve në to, shkruan rrjeti vendas CS.
Vdekja e Rutledge është sipas padisë, një shembull “i rreziqeve serioze ndaj të burgosurve në burgun e burrave në Alabama”.
Top Channel