Moti i paqëndrueshëm i ditëve të fundit në vend, ka ndikuar edhe në dekorin festiv të qytetit të Durrësit.

I vendosur në sheshin kryesor të qytetit bregdetar, një pjesë e mirë e dekorit festiv të fundvitit është rrëzuar dhe po punohet për ta rivënë në funksion.

Këtë fundviti, ndriçimi dhe dekori festiv janë kthyer në pjesë të argëtimit për qytetarët dhe vizitorët e Durrësit, që fiksojnë pranë tij kujtime të një viti të vështirë ekonomik, me shpresën për një vit të ri më të mbarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA