Britania liron këngëtarin pedofil Gary Glitter pas vetëm gjysmës së dënimit me 16 vjet (fotot)

17/12/2022 15:36

Gjyqtari i tha Glitter në vitin 2015 se do të dëshironte ta kishte dënuar më gjatë se 16 vjetët e dhëna sipas ligjit, por tashmë ai pritet të dalë i lirë me gjysmën e dënimit të kryer.

Pop-star-i i njohur pedofil e përdhunues Gary Glitter pritet të lirohet në Britani pas vuajtjes së vetëm gjysmës së dënimit për përdhunim e abuzime seksuale me të mitur.

Shumicen e dënimit autoritetet thane se artisti i mbrapshte, e ka kryer ne nje “burg te hapur.

Maniaku i sëmurë Glitter, u burgos në 2015 për sulme seksuale ndaj vajzave të mitura nën 13 vjeçare që i joshte në programet e tij televizive muzikore.

78 vjeçari ka ende miliona në bankë dhe raportohet se do të jetojë në apartamentet e tij luksoze në Londër.

Sipas kushtëzimeve ligjore për lirimin e tij, autoritetet thanë se ai nuk kishte pasur nevojë për vendimin e “Bordit të Lirisë me Kusht”.

Një zyrtar i ministrisë britanike të drejtësisë tha dje për mediat se ai do të lihet i lirë në fillim të vitit që vjen.

Krerët e bordit të Lirisë me kusht në Britani raportohet se mund të bllokojnë lirimin e parakohshëm të nje personi, nëse ai konsiderohet se përbën rrezik për publikun.

Burimet thonin se megjithë krimet e tij të shmtuara, Glitter – emri i vërtetë i të cilit është Paul Gadd – ka qenë një i burgosur ‘pa probleme’ dhe pritet të lirohet në shkurt.

Burimi tha për rrjetin The Sun: “Glitter ka qenë një i burgosur model dhe nuk do të ketë nevojë për Bordin e Lirisë me Kusht”.

Glitter u dënua nga gjykata britanike e Southwark për “krime të sëmura seksuale” ndaj fanseve të tij të vogla në shkurt 2015.

Mes krimeve të muzikantit maniak nga viti 1975 deri në 1980, përfshihej përdhunimi i te paktën një fëmije nën 13 vjeç dhe ngacmime e tentativa të tjera përdhunimi ndaj vajzave të vogla.

Gjykatësi Alistair Mccreath i tha asokohe perversit se do të donte ta kishte dënuar më shumë por kufizohej nga ligjet britanike mbi cështjen.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA