Nga 206 kombëtare që ishin pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës, dy vendet e para të Grupit F, Kroacia dhe Maroku do të përballen për vendin e tretë, respektivisht të katërt të turnet.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Khalifa International” në Doha, raporton KosovaPress.
Të dy kombëtaret duhet të rikuperohen nga fakti që nuk arritën në finale, dhe të paktën të fitojnë të bronztën dhe një shumë afro 2 milionë euro.
Në gjysmëfinale Kroacia u mposht nga Argjentina me rezultat bindës 3:0, kurse Maroku pësoi humbje nga kampioni aktual botëror, Franca me shifrat 2:0.
Takimi i fundit mes Kroacisë e Marokut daton në fazën e grupeve të këtij Botërori, ku ndeshja u mbyll pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Fakt interesant është që vetëm një herë në histori të Kupës së Botës, ndeshja për vend të tretë ka shkuar në vazhdime, ku Franca e kishte mposhtur Belgjikën 4:2, me dy golat e fitores të shënuar gjatë vazhdimeve në vitin 1986.
16:00 Kroacia – Maroku (Stadiumi Khalifa International)
Top Channel