Tonin Vocaj do të jetë drejtori i ri i Policisë Tiranë, ndërsa Lorenc Panganika shkon drejtor në Policinë e Fierit.
Pak ditë para se të mbushet afati 100 ditor që kryeministri Edi Rama i vuri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku firmosi ndryshime në rang drejtorish vendore.
Tonin Vocaj, aktualisht zëvendës drejtor i Përgjithshëm u emërua drejtor i Policisë Tiranë, duke zëvendësuar Lorenc Paganikën, i cili shkoi në Drejtorinë e Policisë Fier.
Ermal Muça u emërua drejtor i Policisë në Vlorë, kurse Ervin Hodaj u emërua drejtor i Policisë Shkodër.
Kujtojmë se Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në muajin shtator, pas shkarkimit të Gledis Nanos me argumentin se nuk kishte përmbushur detyrat.
Gjatë prezantimit të tij, kryeministri Edi Rama i dha Rrumbullakut 100 ditë afat për të nxjerrë policinë nga udhëkryqi.
Top Channel