Sot zgjidhet kreu i ri/ Arben Kraja mesazh për tre kandidatët: SPAK të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore

16/12/2022 09:54

Kreu aktual i SPAK Arben Kraja, pak para nisjes së procesit për zgjedhjen e pasuesit të tij, ka ndarë një mesazh me anë të një postimi në Twitter. 

Me anë të një fotoje të tre kandidatëve, ai ka i ka uruar suksese tre kandidatëve për drejtues dhe kërkon dhe uron që SPAK të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet të lartë.

MESAZHI:

Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë.

Ditën e sotme zgjidhet kreu i ri i SPAK, ku kandidatët do të dalin para KLP-së në orën 10:00. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Top Channel