Transgjinorja e parë vrasëse-përdhunuese e dënuar me vdekje Amber McLaughlin, kërkonte sot të falej nga autoritetet, duke cituar si arsye “çështje të pangritura të shëndetit mendor” për të parandaluar ekzekutimin e pritur.
Përfaqësuesit ligjorë të McLaughlin, 49 vjeç, i kërkuan guvernatorit Mike Parson të anullojë ekzekutimin e saj, pas dënimit me vdekje për vrasjen e përdhunimin e 45 vjeçares Beverly Guenther, më 20 nëntor 2003.
Në krimin e rëndë, viktima 45-vjeçare ishte përdhunuar dhe vrarë me thikë, teksa tani avokatët po apelojnë tani dënimin me vdekje.
Sipas informacioneve nga zyrat e SHBA deri tani nuk kishte ende transgjinorë që janë dënuar me vdekje apo ekzekutuar.
Avokati Larry Komp tha: “Çdo ekzekutim është i gabuar pavarësisht rrethanave, dhe shpresojmë që kjo herë e parë të mos ndodhë”.
“Amber ka treguar kurajo si një transgjinore megjithë reagimet e urrejtjes ndaj saj”.
Ai përmendte cështje të ‘shëndetit mendor dhe fëmijërinë e trazuar’ të McLaughlin, në një familje abuzive.
49-vjeçarja që më parë ishte burrë, raportohet se ka jetuar në izolim në qeli dhe u dënua me vdekje teksa gjykatësi nuk arrinte të vendoste mes dënimit me vdekje dhe burgimit të përjetshëm.
Në një letër për gjykatësin avokatët e McLaughlin përmendnin pendesën e saj për heqjen e urdhrit të ekzekutimit, shkruan rrjeti vendas ABCNews.
Top Channel