Ndërpriten ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Insituti i Shëndetit Publik ka urdhëruar mbylljen e sallave të operacionit në këtë spital për shkak se kanë rezultuar me nivel të lartë të ndotjes bakteriale.

Ky urdhër ende nuk i është komunikuar zyrtarisht tek shefat e shërbimeve por ka qarkulluar në radhët e bluzave të bardha të cilët ofrojnë shërbim shëndetësor atje.

Top Channel ka mësuar se sallat e operacionit nuk do të funksionojnë as të hënën dhe as të martën deri sa të bëhet  i mundur sterilizimi i sallave.

Kjo ndotje ka ardhur për shkak të mos respektimit të rregullave të higjenës në sallat e operacionit çfarë bën që gjendja shëndetësore e pacientit të përkeqësohet për shkak të infeksionit që mund të marrë.

Pacientë të cilët kishin planifikuar ndërhyrje kirurgjikale këto ditë do të presin në një komunikim tjetër me mjekun e spitalit të Traumës, i cili është i vetmi në vend që pret mbi 200 raste në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA