Messi shkon në finalen e Katar 2022, FIFA i mbush “xhepat” Barçës

16/12/2022 13:22

Barcelona do të marrë një shumë të mirë financiare në fund të Kupës së Botës, plot 3.88 milionë euro pasi 23 lojtarë dhe ish-lojtarë të saj që ishin pjesë e katalanasve për dy sezonet e fundit morën pjesë në kompeticionin në Katar.

Në një marrëveshje mes ECA-s dhe FIFA-s, siç raportojnë mediet spanjolle, kjo e fundit do të duhet të paguajë 10,000 euro në ditë për klubet, për çdo lojtar që ka qenë anëtar i klubit që nga gushti 2020 e deri më tani.

Kështu, Barcelona do të marrë një shumë të konsiderueshëm për… Lionel Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA