
25/02 09:55
Federata Portugeze përmes një njoftimi për shtyp të enjten, bëri me dije se kishte arritur një marrëveshje me trajneri e kombëtares Fernando Santos, që të largohej nga posti i tij.
Pavarësisht një kontrate që do të zgjaste deri në vitin 2024, dështimi në këtë Botëror me humbjen ndaj Marokut (1-0) e përshpejtoi largimin e tij.
Të dyja palët besojnë se “kjo është koha e duhur për të nisur një cikël të ri”, siç shkruhet edhe në komunikatën për shtyp.
Në tetë vite në krye të kombëtares luzitane, Fernando Santos ka fituar dy tituj: Europianin e parë në historinë e Portugalisë më 2016 dhe edicionin e parë të Nations League më 2019.
Top Channel