Inceneratorët, SPAK dëmtoi hetimin/ Juristi Eugen Beci: Dosjet nuk duheshin ndarë, nuk niset nga më të vegjlit

16/12/2022 15:08

SPAK gaboi me hetimin e inceneratorëve dhe mënyra se si u ndanë dosjet apo fshehën faktet shpëtuan nga hetimi emrat e mëdhenj, ndërsa të ndaluar janë zyrtarë të nivelit të ulët, përveç ish ministrit Koka.

Hetimi i ndarë i dosjes për inceneratorët ka dëmtuar hetimin dhe ka lënë jashtë përgjegjësisë penale persona të përfshirë në këtë aferë siç ishte rasti i ish ministrit Arben Ahmetaj që megjithëse provat janë, nuk është thirrur në SPAK. Sipas ish prokurorit Eugen Beci copëzimi i dosjes ka sjellë zvarritje të hetimeve.

 “Fillimi në copëza të ndara solli moskoordinim të grupeve të hetimit. Solli zvarritje. Ndarja e dosjeve devijon hetimin. Një dosje e vetme nuk do rikrijonte anomali do provonte faktin penal dhe gjithë personzhet e përfshirë. Jo nga të vegjlit tek të mëdhenjtë por tek të gjithë bashkë për të nxjerrë autorësinë e faktit penal”, tha ish-prokurori Eugen Beci.

Kallëzimi nga gazetari Adriatik Doçi mund të shërbejë si shtysë që hetimi të ecë më tej për provat që SPAK ka në dosjen e inceneratorëve për ish ministrin Ahmetaj.

Kallëzimi do nxisë faktin të provohet a ekzistojnë këto prova dhe a janë vlerësuar nga SPAK.

Sipas Becit në tre vite të ekzistencës së tij SPAK ka qenë në presione të vazhdueshme që kanë ndikuar në performancën e tij.

SPAK ka qenë në presion  nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm dhe kjo nuk të lë vend për të kuptuar se ka qenë mungesë profesionale e prokurorëve apo ka qenë trysnia e ushtruar qe s’kanë arritur rezultatet e pritura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA