Një drejtues i ri, do të marrë sot në dorë timonin e drejtimit të SPAK, ndërsa vijon prezantimi i kandidatëve potencialë në KLP.
Kandidati në garë Altin Dumani, teksa ka bërë prezantimin e tij para trupës së KLP-së, është shprehur se nëse bëhet drejtues i kësaj prokurorie, do të ndërtojë vizionin që ai synon, me në fokus bashkëpunimin dhe angazhimin maksimal.
Ai është shprehur se kjo është hera e dytë që po kandidon për postin drejtues të SPAK dhe nuk është zhgënjyer aspak nga “dështimi” i parë, por është motivuar më shumë dhe kjo kohë i ka shërbyer për t’u përgatitur më shumë për këtë pozicion.
Dumani ka garantuar sot para trupës së KLP-së, se nëse zgjidhet në postin drejtues të SPAK-ut, do të reagojë menjëherë ndaj padrejtësive dhe do të vërë në dijeni ILD-në.
Altin Dumani: Është hera e dytë për mua që gjendem në KLP për një garë drejtuese. Ndjehem i motivuar për të garuar pasi vlerësoj se nëse do të bëhem drejtues i kësaj prokurorie do të bëhet e mundur ndërtimi sipas një vizioni që unë e synoj. Unë besoj se suksesi varet nga bashkëpunimi cilësor, nga puna në grup, nga autonomia e programit të prokurorisë së posaçme si dhe integriteti personal i çdo anëtari dhe i institucionit në tërësi. Për mua kjo është pak e vështirë, përgjithësisht ne prokurorët jemi mësuar të jemi pak të kursyer kur flasim për veten. Unë kam nisur në 1999 të punoj në prokurori, karriera ime ka njohur gjithmonë progres, e kam nisur oficer i policisë gjyqësore në Sarandë më tej jam angazhuar në prokurori në Tiranë, ditën që u krijua prokuroria për krimet e rënda jam bërë pjesë e prokurorëve e më pas zëvendës drejtues. Nga qershori I 2007 ,u besua një detyrë tjetër drejtuese e më pas jam transferuar për tetë vite në prokurorinë e Apelit në tiranë I profilizuar për çështjet e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Iu përgjigja thirrjes së KLP për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme ku u zgjodha si një nga anëtarët e saj dhe u bënë tre vite që jam anëtar i kësaj prokurorie të posaçme, asnjë ditë nuk e kam parë si një vend pune e kam parë si një mision, i cili është shumë I vështirë por unë këtë frymë kam hapur edhe tek kolegët. Është një mision që kërkon angazhim maksimal dhe jam përpjekur që këto vite të jap maksimumin tim. Garancia më e madhe në ndërtimin e një prokurorie të posaçme të suksesshme është bilanci që unë kam në këto tre vite që unë kam si i angazhuar në këtë institucion. Kam hetuar 99 çështje dhe 284 persona të hetuar. Kam ushtruar ndjekjen penale për vepra me natyrë korruptive. Edhe të qënurit pjesë e seksionit të krimit të organizuar më ka dhënë mundësinë të kaloj çështje shumë të rëndësishme për kohën dhe vlerësoj se i kam kryer me sukses. Kam ndërtuar një klimë shumë të mirë me prokurorët e linjës ku kemi ndihmuar njëri-tjetrin në kryerjen e hetimeve, ku nuk mund të lë pa përmendur luftën kundër krimit të organizua. Në këtë periudhë janë krijuar 20 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet ndërkombëtare, falë edhe bashkëpunimit tim, të gjitha këto vlerësoj se kanë krijuar tek partnerët një pamje të qartë me të cilën mund të bashkëpunojnë. Krahas asaj që unë ofroj nga pikëpamja personale për këtë detyrë, dua të përmend disa nga hapat që mendoj se janë të nevojshme të kryhen. Miratimi i rregullores për organizimin, edhe pse ka 3 vite që funksionin nuk ka një rregullore, është një draft i përgatitur nga ekspertët i cili duhet të bëhet funksional. Miratimi i një udhëzimi për standartizimin e shkresave, nga ana formale, që të kemi një pasqyrim unifikues. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm që unifikon dhe standartizon aktet e procedimit penal. Në raport me Byronë kombëtare të hetimit duhet të forcohen lidhjet dhe bashkëpunimet.
Unë akoma kam shumë dosje si prokuror dhe si zv.drejtues, e kam shkruar edhe në platformën time, unë do të vazhdoj të ndjek, ndoshta jo të gjitha por disa nga çështjet më të rëndësishme. Nuk ka qenë e thjeshtë për mua ky post, kam dalë nga shtëpia në 7 e një çerek dhe jam kthyer në orën shtatë të darkës, e shtuna ka qenë ditë pune normale për mua ndërsa e dilema part-time. E them këtë për t’ju treguar se unë jam prokuror dhe do të vazhdoj të jemi tillë se e shoh si një mision jo si vend pune. Sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, për pjesën më të madhe të çështjeve unë jam në dijeni, prokurorët e tjerë mund t’i nxis dhe inkurajoj, nëse duan që të jem pjesë e hetimit unë jam i gatshëm gjithmonë në mbështetje të tyre. Për të pasur sukses duhet frymë dhe punë në grup.
3 vite kam qenë pjesë e prokurorisë së krimeve të rënda, për këtë kohë unë e vlerësoj maksimalisht punë e asaj prokurorie, i është dashur të përballet me krimin e organizuar, kam pasur vetë rastin të hetoj disa nga çështjet më të rëndësishme të kohës. Është një punë që të ngjall edhe satisfaksion dhe kam një vlerësim maksimal sa kam qenë pjesë e atij kolektivi. Për të ardhur tek SPAK kam një vlerësim maksimal për prokurorët për punën e tyre. Të arrish në një përfundim është pak e vështirë, e para i është dashur të punojnë pa zyra për një vit, me staf të mangët. Pritshmëria është shumë e madhe, në këto tre vite kemi dhënë prova që mund të bëjmë ndryshimin, tashmë kemi edhe eksperiencë dhe jemi maturuar. Është hera e dytë që unë konkurroj, nuk ishte një vendim I lehtë për tu futur në garë, pasi nuk u shpalla fitues para tre viteve por nuk u dekurajova asnjë ditë, përkundrazi, kam punuar më shumë i motivuar. Nëse para tre vitesh të tre konkurrentët dilnim nga institucione të ndryshme, sot jemi në një bilanc tjetër dhe besoj se është I mirë që krijon premisa që të kemi rezultate të mira. Më kanë nxitur shumë prokurorët dhe hetuesit me të cilët punoj, sepse shoh nga ata një vlerësim të madh për punën time.
Ne jemi të tre të kualifikuar për të marrë detyrën e drejtuesit, secili ka cilësitë individuale që e dallojnë e ka dhe një bilanc pune me të cilin vij para jush. Të gjithë të kualifikuar jemi, jemi miq e shokë dhe di vijojmë të jemi të tillë, por kemi cilësitë tona të ndryshme.
Sa i takon përgjimeve në nivelin e provave, ne kemi një mekanizëm kontrollues, është gjykata. Drejtuesi me komunikimin që bën nuk duhet të firmosë shkresën për përgjim, duhet ta firmosë prokurori I çështjes. Ky është akt që ka të bëje me gjykatën. Ajo që garantoj unë është që patjetër që do të jem i ndjeshëm ku vë re një çështje të padrejtë. Në çdo rast që konstatoj padrejtësi vë në dijeni ILD-në. Për këtë jap garanci, jam vërtet shumë i motivuar për ta bërë sepse ndjekja penale nuk është në kurriz të qytetarëve. Unë do të vlerësoj çdo ankesë brenda hapësirës që më lejon ligji. Unë do të vë në dijeni patjetër institucionet.
Top Channel