Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Arben Kingji.

Takimi ka shërbyer për të bërë një bilanc zhvillimeve të deritanishme në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

Viti 2022 thotë ambasadorja Yuri Kim shënoi vendosjen e prezencës së parë ushtarake në Shqipëri.

“Faleminderit kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefit të Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake në Shqipëri. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të në 2023 për të siguruar mbështetje për trajnime dhe pajisje, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu presim me padurim DefenderEurope2023 . Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah”, shkruan Kim.

Top Channel