Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person për motive pronësie është arrestuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Arbana” u arrestua Gazment Xhabafti.

Autori banues në Vaqarr akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Xhabafti ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Top Channel