
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, theksoi se ndeshja e së shtunës kundër kombëtares marokene është shumë e rëndësishme, sepse djemtë e tij do të luftojnë për vendin e tretë në Botëror dhe për një medalje.
“Për ne është një ndeshje me rëndësi të madhe, pasi mund të fitojmë një medalje.
Kemi shumë respekt për Marokun, i cili është një surprizë e madhe në Kupën e Botës. Ata kanë të njëjtin shpirt si ne dhe do të jetë gjithashtu një ndeshje e rëndësishme edhe për ta”, theksoi përzgjedhësi kroat në konferencë për shtypin.
Kroacia u përball me kombëtaren marokene në fazën e grupeve (0-0, më 23 nëntor), por Dalic pret një tjetër qasje në lojë:
“Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe. Skuadrat e mëdha nuk dolën në gjysmëfinale. Vendi i tretë do të diskutohet nga skuadrat që nuk ishin favorite. Jemi ndër katër skuadrat më të mira në botë, por duam më shumë”.
Top Channel