Çdo produkt ushqimor ka kohën e vet kur duhet të hahet.
Për shembull, koha më e mirë për konsumimin e qumështit është mbrëmja, jo dita, thonë ekspertët. Qumështit i nevojitet më shumë kohë për t’u tretur, prandaj është mirë ta pini në mbrëmje.
Orizi është përfekt për t’u konsumuar në drekë. Metabolizmi është më i shpejtë sesa natën, kështu që ju lë kohë të mjaftueshme që të përdorni karbohidratet. Natën orizi shkakton fryrje, për shkak të sasisë së madhe të qullit. Mund të shkaktojë gjithashtu edhe peshë të tepërt trupore.
Kur hani kos gjatë ditës, përshpejtoni metabolizmin dhe qetësoni sistemin e tretjes. Ndikon si probiotik dhe gjithashtu ndikon pozitivisht në florën e zorrëve. Nëse e hani natën, mund t’ju shkaktojë kollën.
Ndërkaq, akullorja, çokollata dhe produktet e tjera të cilat përmbajnë sasi të madhe sheqeri duhet që të hahen në mëngjes. Në këtë kohë jemi më aktivë dhe trupi është në gjendje të djegë sasi të mëdha sheqeri. Natën aktiviteti fizik është i zvogëluar dhe mund të ndodhin shtresime yndyrore.
Banania nga ana tjetër është plot fibra dhe ndihmon procesin e tretjes. Me konsumimin e bananes shtohet niveli i energjisë gjatë ditës. Meqenëse është e pasur me magnez, mund të shkaktojë probleme me stomakun nëse konsumohet natën.
Fasulet dhe bishtajoret efektin më të mirë e kanë nëse konsumohen natën, sepse janë të pasura me fibra, ndihmojnë tretjen dhe zvogëlojnë nivelin e kolesterinës.
Molla është e pasur me pektinë, posaçërisht lëvorja. Pektina ka efekt të mirë në zorrë dhe pengon kapsllëkun. Meqenëse përmban thartira organike, nëse konsumohet natën mund të shtohet niveli i thartirës.
Ndërkaq, portokallet dhe mandarinat janë shumë të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, por rekomandohet që para gjumit të mos i konsumoni. Nëse ju i konsumoni para se të flini, gjumi mund të ç’ekuilibrohet dhe do të duhet të duroni dhimbjet e stomakut për gjatë gjithë natës./ TopAlbaniaRadio
Top Channel