Skaneri në Portin e Durrësit ka shfaqur probleme këtë pasdite, ndërsa drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve kanë protestuar pas largimit të tragetit të Ankonës.  

Bllokimi i përkohshëm i sistemit të skanerit në portin e Durrësit ka krijuar vonesa në përpunimin e mjeteve që presin të imbarkohen në tragete. Makinat, kamionët dhe çdo mjet tjetër po kontrollohen me radhë dhe procedura e ngadaltë ka bërë që shumë tregtarë dhe shoferë të humbasin tragetin.

Sot është emëruar edhe drejtuesi i ri i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Luan Arifaj është emërimi i ri në krye të kufirit. Ai zëvendëson Ndue Doçin, që largohet në një detyrë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA