Në Portin e Durrësit, qeveria shqiptare sërish zgjodhi investitorët privatë në vend të ndihmës nga Bashkimi Europian.

Një grant që do të jepej për rehabilitimin e kalatave në portin e Durrësit në vlerën e 28.7 milionë eurove u anulua nga BE. Delegacioni i BE e justifikoi anulimin e grantit me ndryshimin e projektit. Por, ministrja Belinda Balluku u shpreh se ajo ishte një kredi dhe anulimi vendim i qeverisë shqiptare

“Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anullimin e saj me përgjegjësi të plotë në vitin 2019 kur nuk flitej fare për projektin e Muhamed Alabarit, as e dinim që do të vinte një ditë që porti i Durrësit do të kishte interes nga investitorët e huaj për t‘u zhvilluar në mënyrë turistike.”- u shpreh Balluku.

Por, kjo rezulton një gënjeshtër, pasi dokumentet zyrtare nga Fondi i Investimeve për Ballkanin zbulojnë se financimi për këtë projekt ishte një miks mes grantit të WBIF prej 28.78 milionë euro, një financimi të qeverisë shqiptare prej 9.3 milionë euro dhe 25 milionë euro të tjera kredi e butë.

Gjithashtu një tjetër gënjeshtër në deklaratën e ministres është fakti se kërkesa për anullimin është bërë në 2019-ën, kur në maj të po të njëjtit vit grupi i Bankës Europiane për Investim bëri një vizitë në Portin e Durrësit për të parë punimet nga afër, ndërsa dhe sqarimi zyrtar tregon qartë se anullimi i grantit erdhi nga ndryshimi i projektit, ndërkohë që Interesi zyrtar nga Alabbari për portin e Durrësit erdhi në dhjetor të 2020-ës. Për ta mbrojtur edhe më fort tezën se anullimi i grantit erdhi më kërkesë të qeverisë Balluku tha edhe

“Dhe ajo që ndodhi ishte që patjetër u ulëm me BE-në në tryezë dhe e kemi diskutuar pasi aplikimi i projektit ishte bërë para 12 vjetësh. Në 12 vjet ky vend ka ndërruar prioritetet dhe strategjitë. Si mund të vazhdonim të merrnim një kredi që ishte aplikuar 12 vite më parë?”– u shpreh Balluku

Edhe kjo një tjetër e pavërtetë. Në përmbledhjen e projektit që gjendet në faqen zyrtare të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, shkruhet qartazi se ky është një projekt i miratuar në vitin 2018. I njëjti vit konfirmohet edhe në të ashtuquajturën Axhenda e Lidhjes për bashkëfinancimin e projekteve në Ballkanin Perëndimor. Para 10 vitesh ministër ishte Sokol Olldashi dhe në dokumentet e asaj kohe gjendet vetëm një projekt për përmirësimin e terminalit të pasagjerëve. Kjo nuk është hera e parë që Banka e Invesimteve anullon grante, pasi në 2018-ën 350 mijë euro për studimin e fizibilitetit të rrugës Milot- Balldren u anulluan, për shkak se qeveria shqiptare vendosi ta japë me koncension.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA