Altin Dumani, 47 vjeç, prokuror i disa çështjeve të nxehta të krimit të organizuar në vend do të jetë numri një që do të drejtojë SPAK-un deri në 2025.

Si kryeprokuror i SPAK, ai premtoi ditë të vështira për të korruptuarit e niveleve të larta dhe për anëtarët e krimit të organizuar. Si shembull Dumani solli ilustrimin e barazisë para ligjit

Me tre kandidatë në garë , anëtarët votuan për Dumanin nën vështrimin e ambasadores Yuri Kim, e cila e vëzhgoi procesin gjatë kohës që aty po pyetej rivali i fituesit, prokurori Edvin Kondili. Por përpara se anëtarët të shprehnin votat duke dhënë 5 për Dumanin, 4 për Kondilin dhe 1 për Adnan Xholin, diplomatja amerikane e quajti vendimin e  KLP ishte i vështirë mbasi duhej bazuar te kriteret dhe kualifikimet dhe jo tek kërcënimet.

Duke i cilësuar të tre kandidatët të kualifikuar, ambasadorja amerikane e ruajti të folurën diplomatike duke mos veçuar emrin e preferuar të Altin Dumanit që është etiketuar i tillë që në garën e 2019. Megjithatë,  edhe për të përzgjedhurin e tyre Yuri Kim e kishte një mesazh përpara se ai të shijonte fitoren.

Është e rëndësishme për kë do përzgjidhet, duhet ta kuptojë se është zgjedhur në bazë të kritereve, dhe jo në bazë të premtimeve për favore, apo kërcënime Kushdo që të zgjidhet duhet të zgjidhet dhe duhet të marrë në konsideratë faktin se pronari I tij i vetëm është ligji. Sërish nuk ka ndonjë arsye tjetër të veçantë, erdha këtu sepse ma lejon agjenda ime. Do e ndjek po aq afër këtë proces sa edhe ju.

Kryeprokurorin e ri Altin Dumani për tre vitet e ardhshme e pret sfida të mbajë fjalën se gjatë hetimit të të korruptuarve do ketë peshq të mëdhenj dhe se në këtë proces nuk kanë rëndësi emrat.

Top Channel