Altin Dumani do të jetë pasuesi i Arben Krajës, në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Pas mbledhjes e cila zgjati për rreth 6 orë, anëtarët e KLP, votuan për të cuar në krye të prokurorisë së Posaçme, prokurorin Altin Dumani.

Gazetarja Anila Hoxha zbardhi për Top Channel se si votuan anëtarët e KLP për tre kandidatët në garë.

Kështu, Adnan Xholi arriti të sigurojë vetëm votën e Sokol Stojanit. Pesë anëtarë të KLP votuan kandidaturën e Altin Dumanit e më konkretisht, Bujar Sheshi, Eloida Goxhaj, Zeqir Hoda, Arta Mandro dhe Ledina Riza. Ndërkohë për Edvin Kondilin votuan: Tartar Bazaj, Nurihan Seitaj, Mirela Bogdanit dhe Alfred Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA