Një banor i Tales së Lezhës ka treguar se zona ku ai banon tashmë është nën pushtetin e ujit, pasi hapja e digave ka sjellë prurje të shumta.
Ai u shpreh se kanë 32 vite që është e njëjta situatë me përmbytjet, të cilat janë shkaktuar dëme tek ata.
Tashmë të mbjellat e tij janë shkatërruar nga përmbytjet, ndërsa më parë ka humbur edhe kalin për shkak të situatave.
Sipas tij nuk janë njoftuar në momentin që vendosin të hapin digat e hidrocentraleve, të cilat sjellin prurje të shumta.
“Të paktën ne e dimë që sështë duke pyetur për fshatin kush, u bënë 32 vite të mbytur në ujë sidomos në këto zonë. Përmbytjet më mbytën kalin, jam mërzit sa nuk ka. Të paktën kur ka lëshuar digat ai drejtori a kush është atje, një telefon kryeplakut. Nuk jemi njoftuar asnjëherë, se se kisha lënë kalin të copëtohej atje në ujë. Kam pasur edhe të mbjella.
Këto përmbytje vijnë se lëshojnë hidrocentralet sapo mbushen, po t’i lëshosh pak nga pak edhe shpëtojnë. Por këta rrezik rrinë në gjumë dhe kur i del gjumi reagojnë. Duhet të kishin marrë masa edhe pse para dy javësh kemi qenë të përmbytur”, tha banori.
Top Channel