Theo Hernandez ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren e Francës kundër Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022.
Mbrojtësi i Milanit shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen pas 5 minutave lojë, më pas dha kontributin e tij për të mbajtur kundërshtarët larg portës së Lloris.
Duke folur për mediet italiane pas kësaj fitoreje, Theo theksoi se është lodhur, po shton se nuk i trembet Messi-t.
“Ishte një mbrëmje e pabesueshme. Ishte një ndeshje e vështirë. Maroku ka një ekip të madh. Por ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm, duke punuar për të arritur në këtë moment. Jam i lodhur, por është e bukur. Tani le të rikuperohemi që të jemi në top formë. Messi? Nuk na tremb, ata kanë një ekip të jashtëzakonshëm, por ne kemi disa ditë për të punuar.”-deklaroi mbrojtësi.
Top Channel