Kylian Mbappe apo Olivier Giroud janë lojtarët që me golat e tyre kanë udhëhequr Francën drejt finales së Kupës së Botës.
Por, lideri I “heshtur” në organikën e “Gjelave” është Antoine Griezmann, me lojtarin e Atletico Madrid që sakrifikon pa fund për kombëtaren e tij ndërsa edhe në gjysmëfinalen ndaj Marokut u vlerësua si më i miri i ndeshjes.
31-vjeçari nuk i gëzohet lavdisë personale dhe ka nisur të mendojë për finalen ndaj Argjentinës, me Griezmann që shprehet se kundër Messit do të jetë një sfidë krejtësisht e ndryshme nga ato që Franca ka luajtur deri më tani.
“Më e rëndësishme se sa të theksohet ndeshja ime e mirë, është fakti që jemi në finale ndërsa duhet të fokusohemi te sfida e së dielës. Na duhet të rikuperojmë energjitë pasi kundër Argjentinës së Messit do të jetë një sfidë ndryshe. I kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet e Botërorit dhe kështu kemi vepruar edhe me Argjentinën.
E njohim Messin, por ai ka një skuadër që e ndjek dhe është e gatshme të japë jetën për të. Argjentina është një grup që funksionon shumë mirë, ashtu si edhe i yni, kanë mbështetjen e të gjithë publikut. Do të nisim menjëherë ta analizojmë kundërshtarin për të kuptuar si mund ta sulmojmë, por edhe si të mbrohemi”, u shpreh Griezmann.
Top Channel