Paris, Nice dhe Montpellie u shndërruan mbrëmjen e së mërkurës në një fushëbetejë të vërtetë pas përplasjes së tifozëve të Marokut me ata Francës, pas fitores së këtyre të fundit në gjysmë finalen e botërorit.
Si pasojë një 14-vjeçar raportohet se ka humbur jetën nga trazirat në Montpellie.
Në njoftimin e autoriteteve vendore, rezulton se djali është “goditur me dhunë nga një makinë” në rrugë. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë menjëherë. Automjeti është gjetur shumë shpejt pranë vendit të aksidentit.
Policia në Francë mobilizoi rreth 10.000 oficerë për të parandaluar çdo trazirë gjatë dhe pas ndeshjes midis Marokut dhe ish-kolonizuesit të tij.
Policia shpërndau një grup tifozësh pranë Harkut të Triumfit në Paris dhe përdori gaz lotsjellës kundër tifozëve që shpërthyen fishekzjarrë në qytetin jugor të Nisës.
rreth 170 persona u arrestuan në të gjithë vendin, duke përfshirë një grup prej rreth 40 personash të lidhur me grupet e ekstremit të djathtë, të cilët u kapën duke mbajtur armë të ndaluara.
Top Channel