Klubi i Milan dhe Emirates zyrtarizojnë rinovimin e kontratës, një marrëveshje e gjatë kjo mes palëve duke qenë se janë bashkë prej 15-vitesh.
Nga rinovimi i kontratës, italianët do të përfitojnë dyfishin asaj që arkëtonin deri në këtë moment, e thënë ndryshe dhe me shifra, në arkat e Milan do të shkojnë plot 30 milionë euro.
Logo “Emirates” është pjesë e fanellës së kuqezinjve prej sezonit 2010-2011, kohë kur kuqezinjtë koleksionuan titullin numër 18 ndërsa në këtë rrugëtim, italianët kanë zhvilluar plot 590 ndeshje zyrtare nga të cilat kanë shënuar 967 gola.
Ndërkaq. “Fly Emirates” do të përdoret nga të gjithë sektorët e Milanit, duke nisur nga skuadrat e moshave dhe akademitë që kanë kuqezinjtë në mbarë botës, me objektivin për të shpërndarë vlerat e futbollit.
Top Channel