Pagat u rritën por s’ka punëtorë/ Ekspertët e Bujqësisë: Pagesat informale, më të larta se ato të INSTAT

15/12/2022 19:49

Braktisja e fshatrave në vendin tonë rrit pagat e punëtorëve bë sektorin e bujqësisë me 15.7 %.

Largimi i të rinjve nga zonat rurale i vendosi fermerët që zotërojnë sipërfaqe të mëdha tokë përballë frikës se të mbjellat do të kalbeshin në pemë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, ashtu sic ndodhi me qershitë e Godoleshit, apo ullirin në Berat.

Përballë këtij realiteti kultivuesit sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku, kultivuesit e kanë rritur pagën më shumë se sa shifra që ka deklaruar në INSTAT:

“Po të shohim statistikat e fundit të deklaruara nga INSTAT kemi rritjen e pagës me 15,7 % por a është kjo rritja reale në bujqësi? Kuptohet që INSTAT i referohet vlerësimit të pagave fikse te cilat kanë kontributet shëndetësore dhe shoqërore, ndërkohë që bujqësia funksionon me punësimin sezonal që kryesisht është me shërbimet agroteknike të mbjelljeve dhe vjeljes. Në terren shikohet qe rritje e pagës nuk është 15,7% por 70% një punëtor në bujqësi paguhet me 2.500-3.000 lekë për ditë pune”.

Punëtorët e agrumeve në Xarë të Sarandës, aktualisht po marrin 3500 lekë në ditë, ose 100 mije lekë në muaj. Por as kjo pagë nuk e ka ndalë braktisjen e fshatit, pasi punët në bujqësi nuk janë afatgjata, por sezonale. Por ndryshe nga bujqësia, puna në blegtori nuk është sezonale, por rritja e pagës për barinjtë nuk e bën këtë profesion të jetë I dëshiruar nga djemtë e rinj të fshatit. Një pagë e mirë nuk mund të ndalë largimin e të rinjve nga fshatrat e Shqipërisë të cilave u mungojnë nga rrugët e deri te qendrat shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA