Osmani: Prezenca e ushtrisë serbë në Kosovë, ka marrë fund që në 1999

15/12/2022 13:45

Veriu  i Kosovës, vazhdon të jetë sfidë për shkak të “pretendimeve territoriale të Serbisë”, kështu iu tha deputetëve në fjalimin e saj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo akuzoi edhe njëherë Serbinë se  po mbështet grupet kriminale në veri dhe hodhi poshtë kërkesën e Serbisë që të kthejë trupat në Kosovë.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim, me përmasa agresioni, së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Aleksandar Vuçiç, e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999″, tha Osmani.

Osmani u zotua se institucionet e Kosovës janë të vendosura për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Veri, duke shtuar se procesi i dialogut me Serbinë – i ndërmjetësuar nga BE- duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë.

në Kosovë, tha ajo,  nuk ka më “lobim për ndryshim kufijsh” dhe “nuk ka flirtime me Serbinë dhe Rusinë me qëllim të interesave individuale”.

Fjalimi vjetor i Osmanit vjen në të njëjtën ditë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do t’i kërkojë KFOR-it dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.  Kërkesë ndaj të cilës SHBA-të  kanë thënë se kundërshtojnë në mënyrë kategorike , ndërsa edhe shefi i politikës së jashtme u bëri thirrje palëve  këtë të enjte që të ulen në bisedime.

“Duhet  të hiqen barrikadat, të ktheheni në stabilitet dhe të ktheheni në diskutime diskutimi për propozimin që kemi vënë në tryezë, për të kërkuar një zgjidhje të përhershme të tensioneve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA