Macron supersticioz: Nuk bëj parashikime, merita më e madhe e trajnerit

15/12/2022 15:33

Presidenti i Francës, Emanuel Macron e mbajti premtimin e tij duke udhëtuar drejt Katarit për të mbështetur nga afër kombëtaren e tij.

Numri një i qeverisë franceze shprehu emocionet e para pas ndeshjes, duke falënderuar skuadrën e duke veçuar se ata janë një motiv i jashtëzakonshëm krenarie.

“Kishte momente që hasëm vështirësi, por pamë një ekip të madh dhe dua të falënderoj veçanërisht trajnerin tonë Didier Deschamps pasi ka bërë një punë të madhe.  Është diçka e mrekullueshme. Parashikimi për ndeshjen me Argjentinën? Nuk mund ta them. Jam shumë supersticioz. Mund të them vetëm se ky ekip më bën krenar pasi kemi një ekip të pjekur. Dua të ndalem tek Giroud, pasi zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, ashtu si dhe  Griezmann. Më pëlqen që gjithë skuadra funksionin mjaft mirë”.

Macron velrësoi dhe Marokun, ndërsa në anën tjetër thekosi se skuadra duhet që të fokusohet sa më parë tek ndeshja finale, për ta çuar misionin deri në fund.

“Më gëzon fakti që francezët janë të lumtur, kjo është më e rëndësishmja. Dua të përgëzoj dhe marokenët, pasi kanë një ekip të madh. Kanë bërë një rrugëtim fantastik dhe zhvilluan një gjysmëfinale të shkëlqyer. Skuadra jonë duhet ta përjetoje momentin, por në anën tjetër duhet të përgatitemi për finalen e madhe”.

Kjo është hera e katërt në 7 edicionet e fundit të Franca arrin në finale, duke regjistruar një rekord që nuk e ka arritur asnjë kombëtare tjetër më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA