Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në rrugën e nisur drejt Bashkimit Evropian.

“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai e ka quajtur ditë historike për Kosovën kur dorëzoi Pragë aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE.

Top Channel