Një ish-ushtarak amerikan i dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e 16-vjeçares Leesa Marie Gray në vitin 2000 porositi dje brinjë derri e zarzavate, si vakt të fundit para ekzekutimit në karrige elektrike.
58 vjeçari Thomas Loden, mbante kominoshet e kuqe të burgut dhe një peshqir të bardhë në kokë gjatë ekzekutimit, ndërsa bëhet i burgosuri dytë që vritet me injeksion fatal në dy vitet e fundit në shtetin e Mississippi. Përveç ushqimit ai porositi gjithashtu çaj të ëmbël dhe akullore, shkruante rrjeti Fox News.
Loden kishte kaluar 21 vjet në burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e përdhunimin e adoleshentes Leesa Marie Gray.
Nëna e të djerës Wanda Farris, ishte prezente në ekzekutim. Javën e kalaur ajo tha se e kishte falur Loden vite më parë, edhe pse nuk besonte te fjalët e tij të ndjesës.
Farris tha: “Nuk më pëlqen të shikoj sesi vdes dikush, por besoj te drejtësia”.
Para ekzekutimit Loden tha se ishte “shumë i keqardhur për krimin e tij”.
“20 vitet e fundit jam përpjekur të bëj çdo ditë veprime të mira për të kompensuar jetën që kam marrë nga kjo botë, nëse dita e sotme nuk ju sjell gjë tjetër, shpresoj të gjeni paqe e një sens mbylljeje të cështjes”, tha ai.
Në 22 qershor 2000, teksa kthehej nga puna në restorant, adoleshentja fatkeqe mbeti në rrugë kur iu shpua goma e makinës.
Loden, ish-rekrutues marinsash të ushtrisë me të afërm në zonë, gjeti Gray në rrugë rreth orës 10:45 të darkës.
Loden u tha hetuesve se pasi kishte folur me te, ishte nevrikosur kur Gray i kishte thënë se nuk do të donte kurrë të ishte një “marins” dhe e kishte futur në furgonin e tij dhe përdhunuar, para se ta mbyste.
Avokatët e tij thanë se ish-ushtaraku vuante nga stresi post traumatik i luftës prej misioneve të përgjakshme në zonat e konfliktit, dhe mungesa e ndjenjës se përgjegjësisë ndaj tjetrit.
Wanda Farris, nëna e Gray tha se bija e saj ishte një vajzë e pafajshme dhe e buzëqeshur që ëndërronte të bëhej mësuese shkolle.
Loden dhe dy të dënuar të tjerë me vdekje në Mississippi kishin apeluar vrasjen me injeksion fatal të trefishtë, por kërkesa ishte refuzuar.
Top Channel