Një shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali gjatë orarit të punës, në një punishte vere në komunën Cessalto të Trevises.
Mediat vendase bëjnë me dije se 43-vjeçari i identifikuar si Dritan Mecaj, u humbi jetën në fermën Corvezzo Veraria e via Palù në Cessalto si pasojë e asfiksisë në një cisterinë.
Shqiptari punonte në ferme prej 20 vitesh. Mes lotësh, pronari i Corvezzo , Renzo Corvezzo, ish-president i futbollit në Treviso, tha se shqiptarin e kishte si djalin e tij.
“Ai ishte si një djalë për mua, ai kishte punuar për ne për shumë vite. Një punëtor i shkëlqyer dhe një familjar shembullor. Do të na mungojë.”- është shprehur ai sipas mediave italiane.
Në vendngjarje kanë qenë edhe karabinierët e stacionit të Cessaltos, të cilët së bashku me inspektorët e Spisalit kanë mbledhur dëshmitë e kolegëve të viktimës. Dritan Mecaj ka lënë pas gruan e tij shqiptare, si dhe një djalë 11-vjeçar .
Top Channel