Borxhi i pashlyer prej 10 mijë eurosh ishte arsyeja e vrasjes makabre të 61-vjçarit Menduh  Kurt Dedës.

5 vite pasi trupi i pa jetë i tij u gjet i lidhur dhe i djegur në Kodër Shupal, Policia e Tiranës arrestoi dy prej vrasësve dhe shpalli në kërkim vrasësin e tretë. Strumbullar i gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është 56-vjeçarja Marjeta Karaj, e cila shtyu në vrasje të birin Besmir Karajn dhe shokun e tij Gazmir Ngota.

Të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. E kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Pas krahasimit të profilit te AND me familjarët u bë identifikimi i viktimës dhe ngritja e pistave të para hetimore. 61-vjeçari Menduh kurti Deda ishte paraqitur disa herë në komisariatin nr 4 për shkak të konfliktit që kishte me mikeshën dhe bashkëpunëtoren e tij Marjeta Karaj me të cilën punonin në shoqatën në ndihmë të fëmijëve jetimë të ushtarakëve të rënë në krye të detyrës.

Kjo punë bamirësie i futi në një konflikt për një shumë prej 10 mijë eurosh që viktima i detyrohej. Kjo prishi marrëdhëniet mes tyre dhe çoi në vrasjen makabre që kreu i biri i Marjeta Krajës së bashku me shokun e tij duke e djegur të gjallë 61-vjeçarin.

Një kërcënim  në telefon i përgjuar nga policia ishte çelësi që zbardhi vrasjen pas 5 vitesh. 56-vjeçarja Marjeta Kurti paralajmëronte bashkëpunëtorit e saj të ri se do të përfundonte si Menduh  Kurt Deda i djegur në mal nëse nuk i përmbahej kushteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA