Dy persona të akuzuar për drogë janë ekstraduar drejt vendit tonë.
Dy shqiptarët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe janë arrestuar në Greqi dhe nga Holandë. Ndërsa një person tjetër është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë.
Nga Holanda drejt Shqipërisë është ekstraduar 33-vjeçari Zef Gjikolaj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.
Nga Greqia drejt Shqipërisë është ekstraduar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Dy personat e ekstraduar drejt Shqipërisë iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Top Channel