Një grua e moshuar nga Pennsylvania në SHBA, është akuzuar kësaj jave për vrasjen e bashkëshortit të saj në çështjen e pazgjidhur të disa dekadave më parë.
76 vjeçarja Judith Ann Jarvis, u arrestua kësaj javë për vrasjen me armë të bashkëshortit të saj Carl Jarvis në gusht 1987, raporton rrjeti WHTM.
Lidhja e fakteve ishte bërë më në fund pas përputhjes së provave të ADN-së së burrit të saj dhe objekteve në vendngjarje.
Zyrtarët thanë se Judith Jarvis kishte telefonuar policinë duke thënë se burri i saj po thyente e qëllonte me objekte në shtëpi pas një debati me të.
Kur policia erdhi në vendngjarje, Judith Jarvis gjeti oficerët jashtë e u tha se nuk kishte qenë brenda që prej telefonatës. Oficerët hynë në shtëpi dhe gjetën burrin të shtrirë në dhomën e gjumit me dy plagë arme zjarri në kokë.
Një pistoletë kalibër 22 u gjet pranë tij dhe autopsia konfirmoi se ai ishte qëlluar nga afër, por nuk mund të përcaktonin se kishte vrarë veten.
Judith Jarvis u gjet me gjak në pixhamet e saj dhe i tha policisë se gjakun e kishte ‘nga kafshimi i një pate’. Pizhamat ishin sekuestruar si provë dhe ishin magazinuar.
Por në tetor 2020 — më shumë se tre dekada nga vdekja e Carl Jarvis, hetuesit kryen testet e ADN në gjakun e pizhameve dhe i cili u përputh me ADN-në nga floku i bashkëshortit të saj.
Judith Jarvis u mos në pyetje nga policia në janar 2021, kur përsëriste pretendimet se gjaku ishte i saj dhe se nuk e dinte që burri kishte vdekur kur erdhën policët.
Autoritetet thanë se në gjyq do të kërkohet dënimi me vdekje.
Top Channel