18/12 21:14
Pas dëmtimit që e detyroi të humbiste Kupën e Botës, Karim Benzema u rikthye në stërvitje me Real Madridin pak ditë më parë dhe gazetarët francezë e pyetën Deschamps nëse sulmuesi mund të bashkohej me Francën për të luajtur në finale kundër Argjentinës.
Në konferencën e dhënë për mediet pas fitores ndaj Marokut në gjysmëfinale, trajneri nuk pranoi të përgjigjej.
“Nuk nuk do të përgjigjem, tashmë mund të më bëni pyetjen tjetër”-tha ai.
Benzema, megjithatë, duhet të jetë në tribunë në Katar të dielën, sepse, pasi nuk i është hequr emri nga skuadra, dhe si rezultat ai do të marrë medaljen e artë ose të argjendtë.
Top Channel