Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Shkodër rënduan situatën e krijuar ditët e fundit, duke numëruar sot plot 1902 hektarë tokë të përmbytur.

Më problematike situata është në rrugën e Obotit, ku nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.

Një mjet i kalueshmërisë së lartë dhe efektivë të Forcave të Armatosura  janë angazhuar në ndihmë të banorëve në njësinë Ana e Malit në fshatin  Obot.

Në njësinë Ana e Malit është përmbytur një sipërfaqe prej 1100 Ha tokë.

Edhe në Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, ku është përmbytur një sipërfaqe toke 300 Ha.

Në Bërdicë janë 200Ha tokë e përmbytur, Guri Zi 170 Ha dhe në Velipojë 150 Ha.

Edhe rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Ndërkohë, në fshatin Kishavec, Dibër, janë evakuuar disa bagëti, për shkak të depërtimi të ujit nga përroi i fshatit, ndërsa po punohet për riparimin e dëmtimeve në urën e Çikut. Në fshatrat Toplane-Serme, njësia administrative Temal dhe në zonën e Vermoshit, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në këto zona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA