Bija princeshë e mbretit të Tailandës, në kujdes intensiv pas atakut kardiak teksa shëtiste qentë (fotot)

15/12/2022 15:24

Bija princeshë e mbretit ‘qejfli’ të Tailandës është në kujdes intensiv në spital pas një ataku kardiak që pësoi teksa vraponte me qentë e saj.

44 vjeçarja Princess Bajrakitiyabha, po vraponte gjatë një stërvitjeje ushtarake me qentë dhe humbi ndjenjat në parkun kombëtar Khao Yai, mbrëmë në qendër të Tailandës.

Princesha që konsiderohet si një pasuese e babait të saj, mbretit King Maha Vajiralongkorn, u dërgua me helikopter në spitalin Pack Chong Nana në Bangkok në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjekët raportohen se e mbajnë në jetë me një makineri frymëmarrjeje, teksa kryeministri i vendit Prayut Chan-o-cha është kthyer parakohe nga një udhëtim jashtë shtetit.

Shkrimtari vendas Andrew MacGregor Marshall, tha se ngjarja është e rëndë dhe mund të çojë monarkinë në kaos, shkruan britanikja Daily Mail.

MacGregor shtonte se incidenti ka pasoja për faktin se princesha konsiderohej si një pasuese e fronit mbretëror.

Mbreti 70-vjecar ka shtatë fëmijë nga tre martesa të mëparshme që kanë përfunduar të gjitha në divorc.

Princesha Bajrakitiyabha është bija e vetme e mbretit me gruan e parë, princeshën Soamsawali.

Mbreti i ka ndaluar hyrjen në vend katër trashëgimtarëve meshkuj pas akuzave për tradhti bashkëshortore ndaj nënës së tyre Sujarinee Vivacharawongse në vitin 1996.

Pallati mbretëror nuk ka komentuar mbi incidentin dhe mediat vendase censurojnë publikimin e lajmeve.

Mbreti i Tailandës mbrohet nga kritikat me anë të ‘ligjeve të shpifjes’ që dënojnë “kundravajtësit” me deri në 10 vjet burg.

FOTO GALERI
3/5
Shkrimtari vendas Andrew MacGregor Marshall, tha se ngjarja është e rëndë dhe mund të çojë monarkinë në kaos

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA