Tre gazetarë të vdekur ‘papritur’ në Katar që prej nisjes së Kupës së Botës/ Fifa hap librin e ngushëllimeve (fotot)

14/12/2022 21:46

FIFA u ka dhënë mundësinë punonjësve të medias në Kupën e Botës në Katar të bëjnë homazhe në çdo stadium, për tre gazetarët që kanë humbur jetën papritur gjatë punës së tyre në kampionat.

Gazetarët Khalid al-Misslam, Roger Pearce e Grant Wahl kanë humbur jetën për arsye ende të paditura teksa mbulonin Kampionatin Botëror të Futbollit.

Drejtori i FIFAs për median Bryan Swanson tha se libri ngushëllimeve është në çdo stadium për të shkruar mesazhet e rastit.

Swanson shkruante: “Po hapim librat e ngushëllimeve në qendrat e medias së FIFAs pas vdekjeve tragjike të Khalid al-Misslam, Roger Pearce e Grant Wahl gjatë turneut. Mendimet tona janë me familjet e miqtë e tyre në këtë kohë të vështirë”.

Britaniku Pearce, drejtor teknik i rrjetit ITV Sport vdiq papritur më 21 nëntor para ndeshjes Uells-SHBA.

Vetëm pas tre javësh u njoftua vdekja e dytë e punonjësit të medias kur 49 vjeçari Wahl ra së prapthi në karrigen e tij në stadiumin Lusail, në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Hollandës.

Gazetari amerikan ishte ankuar për probleme të frymëmarrjes gjatë javës, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Shumë njerëz e mësuan vdekjen e Wahl vetëm prej vëllait të tij Eric, i cili pretendonte se “vëllai i tij ishte vrarë”. Më vonë ai hoqi dorë nga pretendimi.

Një ditë pas vdekjes së Wahl, foto-gazetari vendas nga Katari, Al-Misslami u bë punonjësi i tretë i medias që ndërronte jetë, lajm i njoftuar nga e përditshmja Gulf Times.

Postimi shkruante: “Gazetari rrjetit Al Kass TV, Khalid al-Misslam ka vdekur papritur teksa mbulonte kampionatin botëror  2022. Ne besojmë në mëshirën e Allahut dhe faljen e tij, dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes.

Edhe rrethanat e vdekjes së Al-Misslami mbeten mister.

FOTO GALERI
3/4
49 vjeçari Wahl ra së prapthi në karrigen e tij në stadiumin Lusail, në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Hollandës dhe humbi jeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA