24 qytetarë janë infektuar me COVID në vendin tonë, nga 612 testime që janë kryer gjithsej.
Personat e infektuar në 24 orët e fundit janë14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjithsej janë 200 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,683 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 612
Testime totale 2,014,104
Raste pozitive 332,477
Raste të shëruara 328,683
Raste Aktive 200
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 151
Vlorë 13
Fier 11
Lezhë. 7
Gjirokastër 5
Durrës. 5
Berat. 4
Elbasan. 3
Shkodër 1
Top Channel