
Një 42-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Personi E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj ra në prangat e policisë.
Gjithaashtu policia arrestoi një 28-vjeçar, banues në lagjen nr. 7, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka dëmtuar atij, automjetin
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka dëmtuar atij, automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel