Lionel Messi është një hap larg ëndrrës së tij më të madhe, shpallej kampion bote me Argjentinën, trofe që për shumë të pasionuar të futbollit do ta kurorëzonte si më të madhin e të gjithë kohërave.
Është shansi i madh për të mbyllur e lavdinë e përjetësisë karrierën me kombëtaren, pasi, siç e pranoi vetë pas sfidës gjysmëfinale me Kroacinë, finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bardhekaltër në Kupën e Botës.
“Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”.
Top Channel